Dita ditës falë dygolshave në çdo ndeshje po përflitet për skuadrën e radhës së Mauro Icardit sulmuesit të Interit që po shënon me ritme të frikshme këtë sezon në “Seria A” e që po kërkohen nga Chelsea e Real Madrid.

Duke parë interesimet e shumë skuadrave, mediat italiane shkruajnë se klubi zikaltër është duke punuar për të nisur praktikat e zgjatjes së kontratës aktuale të kapitenit. Inter përveç zgjatjes së kontratës me 24-vjeçarin po mendon të dyfishojë edhe klauzolën e largimit, duke e bërë 200 milionë euro.

Pak kohë më parë Icardi përfitoi rritje në kontratën e tij, duke u bërë futbollisti më i paguar i skuadrës zikaltër dhe një nga më të paguarit në Serie A.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb