Ngelet e paqartë e ardhmja e Marash Kumbullës te Roma. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mbërriti në kryeqytet 18 muaj më parë për shifrën e 25 milionë të eurove nga Verona dhe në sezonin e tij të parë nxori në pah të gjithë potencialin dhe aftësitë e tij.

Ndërsa në këtë sezon nuk ka mundur dot që të japë atë që duhet me Murinjon në stol. Sipas “Il Romanista.eu”, Kumbulla kërkohet nga shumë skuadra të Serisë A mes tyre Napoli, Fiorentina, Kaljari dhe Torino e Juriçit, trajneri që e bëri të famshëm në elitën e futbollit italian.

Klubi granata është më shumë në avantazh duke parë se marrëdhënia mes Juriçit dhe Kumbullës është tejet pozitive. Aktualisht në këtë sezon me fanellën verdhekuqe, 21-vjeçari është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 13 ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: