Dominik Szoboszlai ka lënë me ‘gisht në gojë’ gjithë ekipet europiane që e kërkonin duke firmosur në Gjermani me Leipzig.

Talenti 20-vjeçar hungarez po kalon një sezon të shkëlqyer Red Bull Salzburg, por duket se ka dashur të shkojë në një ekip ‘binjak’ të austriakëve, si Red Bull Leipzig.

Gjatë muajve të kaluar Milan, Inter apo Arsenal u interesuan për hungarezin, por duket se ky i fundit nuk është shijuar nga prestigji i tyre, por ka shkuar tek Leipzig.

Gjithsesi Leipzig është një ekip me një rritje të frikshme si në Gjermani, ashtu dhe në Europë ku merr pjesë tashmë vit për vit në Champions League dhe shkon edhe në fazat finale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb