Takimi i shumëpërfolur nga publiku mes ish-çiftit Bora Zemani dhe Donald Veshaj, është rikujtuar sot edhe nga dy banoret e BBVIP, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani.

Teksa po flisnin për historitë e dashurisë së aktorit të humorit, ato komentuan edhe takimin që ai pati me moderatoren Bora Zemani, dhe më pas lidhjen e menjëhershme me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Shkira u shpreh se e ka parë nga jashtë takimin e ish-çiftit dhe nuk i është dukur si një takim romantik, por një konstatim i tillë u kundërshtua nga modelja Beniada Nishani, e cila evidentoi emocionet e Donaldit përpara takimit.

Megjithatë, për sa i përket lidhjes së aktorit të humorit me këngëtaren Beatrix Ramosaj, dy banoret e cilësuan si një lloj shprese nga ana e aktorit të humorit për të për të hapur një kapitull të ri në jetën e tij.

Biseda:

Einxhel: Takimi që ka pas më përpara ai nuk më është dukur një takim pajtimi në lidhje me ishin, nuk më është dukur një takim romantik.

Beniada: Është opinioni jot.

Einxhel: Dhe më tha Egzona- “A nuk ke qenë ti që ke ngul këmbë që ata të jenë bashkë si del tani dhe thua që kam pikëpyetjet e mia?”. I thashë nuk më është dukur një takim pajtimi.

Beniada: Unë e pashë si një takim, për të mbyllur një kapitull dhe për të nisur një kapitull të ri. Se në momentin që ti e puth vajzën e huaj… po ti a ishe aty, unë e kam parë se isha afër Donaldit, e shikoja se dridhej, me sy të skuqur edhe çohej kështu, kur e ka parë…

Einxhel: Ka qenë një person për të cilin ka pasur ndjeshmëri. Ndoshta e ka kuptuar që ai ishte fundi, ti do të nisësh një emocion të ri. Në momentin që ti pëlqen një person tjetër dëshira më e madhe që ke është ta lësh mbrapa diçka që të ka lënduar dhe të nisësh një emocion të ri.

Beniada: Po do që ta lësh mbrapa nuk i çon një varëse. Ai ishte me pikëpyetje. Zemra e tij nuk dinte akoma çfarë donte. Se ka kujtime të bukura me atë vajzë.

Einxhel: Deri në ato momente njeriu shpreson që ti kthehet asaj gjëje që ka dashur, pavarësisht pse e di që ajo gjë është shkatërruar. Je gjithë kohës në kërkim të një gjëje që ta zëvendësosh.

Beniada: Për mua ai në atë moment ishte akoma me shpresë që të ndryshonte. Akoma kishte diçka brenda vetes së vet pastaj ka ndryshuar e ka kuptuar që ka mbaruar kur ka pa Triksën. I ka bërë zemra “boom”.

Einxhel: Nuk ka qenë një “boom” më i fortë por ka qenë një lloj shprese për të hapur një kapitull të ri në jetën e vet për të mbyllur diçka që e bënte të vuajë. Dhe Egzona tani donte të më nxirrte… Unë i thashë që nuk është se mendoj që nuk ka diçka, por Donaldi ka parë disa gjëra në fund duke parë edhe lojën dhe ka arritur një moment që situata me Triksën i është dukur pak e rrezikshme në lidhje me veten e vet. Ç’punë ke ti të analizosh situatën time me Donaldin. Donte të nxirrte që unë nuk jam ok me gjënë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb