Finalja e Conference League, e para e këtij lloji nga UEFA, do të transmetohet në 155 vende të botës. Një risi që e konfirmoi drejtori i komunikimit në FSHF, Andi Verçani, në një lidhje skype për Sport Neës të moderuar nga Enxhi Biba.

Në vendin tonë ky është ekskluzivitet i Supersport, që do të përcjellë live nga 21:00 ndeshjen Roma-Feyenoord. Për herë të parë një event nga kryeqyteti shqiptar do të ndiqet nga kaq shumë vende dhe emrin i Tiranës sonte do të jetë më i lakuari në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb