Kremlini ka konfirmuar se manjati rus Roman Abramovich ka marrë pjesë në negociatat ruso-ukrainase. Në një konferencë të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Abramovich “ka marrë pjesë në negociatat në fazën fillestare “.

I shtyrë më tej, Peskov dha pak detaje duke shtuar se: “Dhe tani negociatat po vazhdojnë midis dy ekipeve negociuese, ruse dhe ukrainase”.

Financial Times ka raportuar se presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar personalisht rolin e Abramovich si negociator në bisedime, duke përmendur dy persona të paidentifikuar me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje.

Është e paqartë ëshhtë ende, pasi nuk dihet se çfarë roli po luan Abramovich në negociatat e mundshme midis Ukrainës dhe Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb