Keidi Bare mund të ndërrojë skuadër në janar dhe të lërë Malagën që militon në kategorinë e dytë për të bërë një hap të madh në karrierë dhe të përfaqësohet në La Liga, sërish me ngjyrat bardheblu por me Getafen, skuadrën e rrethinave të Madridit, që është e gatshme të investojnë shumë para për kartonin e tij.

Sipas prestigjiozes “Marca”, Getafe kërkon të bindë Malagën që të lërë të lirë titullarin e saj duke i ofruar 2 milionë euro, shumë më shumë sesa ofertat fillestare të skuadrave të tjera të interesuara për fierakun e Kombëtares kuqezi.

Tashmë topin e kanë drejtuesit e Malagës, që pritet të vendosin se çfarë do të bëjnë me të ardhmen e Keidi Bares.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: