Rudiger do të largohet nga Chelsea. Lajmi është dhënë nga trajneri i bluve të Londrës, Tomas Tuchel.“Ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më njoftoi në një bisedë private. Ne dhamë gjithçka, por nuk mundëm të luftonim më” – tha ai.

Mbrojtësi është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2017, periudhë në të cilën vinte nga Roma. Rudiger, këtë vit futbollistik ka luajtur 28 ndeshje dhe ka shënaur 3 gola. Futbollisti do lërë Chelsean kështu në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata.

34
34

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb