TIRANE

Pak ditë më parë në media qarkulloi një lajm se Arilena Ara dhe Flori Mumajesi do të sillnin shumë shpejt bashkëpunimin e dytë së bashku. Dyshimet nisën pas publikimit të fotove të njëjta të tyre.

E para ishte Arilena që postoi foto bardh e zi në studion e fotografit Ergys Zhabjaku, e pas disa ditësh edhe Flori postoi fotografi pothuajse të njëjtë si të Arilenës. Vetëm pak minuta më parë këngëtarja ka zbuluar titullin dhe disa momentë të këngës së re e cila pritet të dalë shumë shpejt.

“Doja” Një këngë shumë afër zemrës sime, krijuar 3 vite më parë nga @darkodimitrov Grateful♥️. Me një ndjesi rrëqethëse shkruar nga @lindon.b@iamflorimumajesi .. Zëri yt që aq shumë e dua! Faleminderit për emocionin e bukur që i dhurove DOJES tonë!❤️. Thjeshtë dhe pa shumë fjalë, për ju me gjithë energjinë tonë “DOJA”- shkruan Arilena në Instgram krah videos së postuar.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb