Twitter ka marrë masa nga disa media serbe të cilat dyshohen se janë të lidhur me qeverinë e Serbisë.

Në llogaritë e mediave të njohura si ‘Informer’, ‘B92’ apo ‘Kurir’, Twitter i ka vendosur etiketën që përmban “mjete ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen redaksionale përmes burimeve financiare, presionit direkt apo indirekt politik, dhe/ose kontroll mbi prodhimin dhe shpërndarjen.’’

Nuk ka vonuar përgjigjia e Vuçiç i cili ka sfiduar Twitterin për t’i mbyllur llogarinë e tij.

“Mezi po pres, kështu që unë të bëhem një tjetër Trump në botë”, ka thënë Vuçiq.’’- tha Vuçiç.

Presidenti serb ka përmendur rastin e Presidentit  Donald Trump të cilit iu mbyllën të gjitha llogaritë në rrjetet sociale për shkak të thirrjeve nxitëse për dhunë në trazirat e Capitol më 6 janar në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb