Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv kabllor CNN, duke pretenduar shpifje dhe duke kërkuar dëmshpërblim prej 475 milionë dollarësh, sipas një dosjeje të gjykatës në Florida të hënën.

Stacioni kabllor i lajmeve amerikane është përpjekur të njollosë ish-presidentin e SHBA-së “me një seri etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse të “racistit”, “kryengritjes” dhe në fund të fundit “Hitlerit”, tha Trump përmes ekipit të tij ligjor. Padia është paraqitur në gjykatën federale në Fort Lauderdale.

“Përtej thjesht nënvizimit të çdo informacioni negativ në lidhje me paditësin dhe injorimit të të gjitha informacioneve pozitive rreth tij, CNN ka kërkuar të përdorë ndikimin masiv, supozohet se është një burim lajmesh ‘i besuar’, për të shpifur paditësin në mendjet e shikuesve dhe lexuesve të tij për qëllim për ta mposhtur atë politikisht”, thuhet në dosje.

Trump pretendoi se CNN kishte përdorur ndikimin e saj të konsiderueshëm si një organizatë kryesore e lajmeve për ta mposhtur atë politikisht, ndërsa këta të fundit nuk pranuantë komentojnë mbi rastin.

Ish-presidenti i SHBA pretendon në padinë prej 29 faqesh se CNN kishte një histori të gjatë për ta kritikuar atë, por kishte shtuar sulmet e saj në muajt e fundit, sepse rrjeti kishte frikë se ai do të kandidonte përsëri për president në 2024.

“Si pjesë e përpjekjes së saj të bashkërenduar për të anuar ekuilibrin politik në të majtë, CNN është përpjekur të njollosë paditësin”, thuhet në padi.

Padia liston disa raste në të cilat CNN duket se e krahason Trumpin me Hitlerin, duke përfshirë një raport special të janarit 2022 nga hosti Fareed Zakaria që përfshinte pamjet e diktatorit gjerman të shekullit të 20-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb