Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar ditën e sotme (e diel) një imazh të pazakontë në InstaStory.

Ajo është shfaqur me një palë bikini nga shtëpia, ku njëherësh qëllimi është për të treguar linjat trupore ashtu siç janë në të vërtetë.

Kjo për shkak se biondja u sulmua nga ndjekësit për gjoksin e vogël, e për këto deklarata bëri një sqarim.

Loredana tregon se gjoksi i ishte zvogëluar pas lindjes së Hanës, vajzës së saj dhe të reperit Mozzik.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta me gjoksin më të vogël në Gjermani. Pasi lindi Hana, gjithçka kishte ndryshuar. Por, unë jam kjo që jam dhe vij e tillë nga Zoti, jam shumë e bekuar. Edhe nëse kam para për një operacion në gjoks, jam aq e lumtur saqë do të them të largohet plotësisht pasi më erdhi Hana”, ka thënë Zefi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb