Më në fund, Barcelona dhe Bayern Munich gjejnë akordin ndërmjet tyre për të vënë në jetë transferimin e Robert Lewandowski. Të shtyrë shumë dhe nga dëshira e lojtarit, Bayern ka pranuar ofertën e fundit të ardhur nga klubi spanjoll: 45 milionë euro kesh, plus 5 të tjera në formë bonusesh.

Pas tetë vitesh, Lewandowski largohet nga Bayern për të nisur një aventurë të re në “Camp Nou”. Polaku do të firmos një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe një për një tjetër vit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Merkato e Barcelonës po merr formë teksa klubi blaugrana prezantoi edhe Raphinha. Braziliani vjen nga Leeds United duke firmosur një kontratë deri në 2027.

Pak ditë më parë rinovuan kontratën me Dembele deri në 2024.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb