Të gjitha raportimet e fundit në Itali tashmë e quajnë çështje të mbyllur, Joaquim Correa do të jetë lojtari më i ri i Interit. Zikaltrit do t’i paguajnë Lazios për argjentinasin 30 mln euro plus 1 mln bonus.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos Di Marzio, i cili thotë se tanimë po definohet mënyra e pagesës. Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit me obligim blerje.

Kështu 27-vjeçari do të jetë emri më i ri për të kompletuar sulmin e kampionëve të Italisë. Interi në atë repart aktualisht ka emra si Lautaro Martinez, Edin Dzeko, Satriano, Aleksis Sanchez dhe Andrea Pinamonti. Tre emrat e fundit e kanë në dyshim të ardhmen e Interit.

Pinamonti është një hap larg Empolit në formën e huazimit. Satriano pritet të huazohet diku për të përfituar më shumë eksperiencë dhe Sanchez, me të gjithë potencialin e tij nuk është një garanci, për shkak të problemeve të shumta fizike që e shoqërojnë sistematikisht.

Sakaq, nuk përjashtohet mundësia që Interi të hidhet në ditët e fundit të merkatos në sulm për një tjetër sulmues, e emrat që përfliten janë ato të Lorenzo Insignes dhe Andrea Belottit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb