Mungon vetëm firma zyrtare por sipas mediave italiane, kjo është thjeshtë një formalitet. Pas takimit mbrëmjen e së shtunës, ndërmjet presidentit De Laurentiis dhe trajnerit Gattuso, palët kanë gjetur akordin final për rinovimin e kontratës. Rino Gattuso ka pranuar ofertën për rinovimin e kontratës deri në 2023. Nga 1,4 milion euro në sezon, me kontratën e re, Gattuso do të përfitoj 1,9 milion euro neto plus bonuse, ku janë parashikuar të gjithë detajet, në rast kualifikimi në Champions, fitorja e trofe etj.

Gattuso Napoli 1200x674
Gattuso Napoli 1200×674

Përcaktues në këtë rast ishte heqja e klauzolës së largimit, një shumë prej 7 milion euro nëse Gattoso vendoste të largohej pa kompromisin e klubit. Pasi mbyllën çështjen e rinovimit, trajneri, presidenti dhe stafi drejtues do punojnë me projektin e ri të klubit, ku teme diskutimi do të jetë edhe rinovimi ose jo i kontratës me kapitenin kuqezi, Elseid Hysaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: