Teksa kishte të ftuar një pjesë të aktorëve që morën pjesë tek filmi i Ermal Mamaqit, prezantuesja Rudina Magjistari tha se kryeministri Edi Rama, që luan rolin e dajës, tha se për një moment e ktheu në horror komendinë.

Sipas saj, për një moment u trembën të gjithë.

Ermal Mamaqi: Një tjetër personazh që duan të përmend është edhe Kryeministri Edi Rama që është një personazh kulminant në film. Është daja im.

Rudina Magjistari: Që për një moment e kthen komedinë në horror, kjo duhet thënë. Pastaj, ka një batutë. Por, u trembën të gjithë për një moment.

Mamaqi: Le të themi se ka një këndvështrim të tillë momenti i Ramës në film!

Kujtojmë se zonja Magjistari ka pasur një lidhje vite më parë me kryeministrin Rama, atëherë kryebashkiak i Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb