Pas shumë debatesh, Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend për rishikim të Paketës Anti- Shpifje.

Pasi Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese rrëzoi ligjin e parë të kthyer nga Meta për këtë Paketë, atë që e përcaktonte AKEP-in si një nga strukturat e Anti- Shpifjes, Komisioni për Median rrëzon edhe të dytin. I pranishëm gjatë diskutimeve ka qenë edhe këshilltari i Presidentit Bledar Dervishi i cili ka shpalosur argumentat se pse Meta e ktheu këtë Paketë. Po ashtu kundër ishte edhe kryetarja e Komisionit të Medias Fatjona Dhimitri e cila debatoi me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Por në fund me shumicë votash ka qenë mazhoranca e cila ka rrëzuar dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të ‘Anti- Shpifjes’. Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë ndryshim kurse pritet vetëm që në seancën e radhës formalisht të rrëzohet dhe dekreti nga Kuvendi ashtu siç e ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb