Deputetja e PD Grid Duma, ftuar në emisionin FrontLine në News24, ka deklaruar se shpreson që sulmet kibernetike të mos jenë një skenar që do tu mundësonte anëtarëve të krimit të organizuar të hyjnë në vend.

Nëse një situatë e tillë do të isHte krijuar në Greqi, Duma tha se shteti tashmë do të kishte rënë dhe qeveria do të kishte dhënë dorëheqjen.

Marsela Karapanço: Ç’ndryshim kanë patronazhistët nga kjo?

Grida Duma: E reja është vetëm dalja e e-maileve zyrtare. Duke thënë që duhet mbështetur liria e medias, sot nëse nuk kemi media e lirë nuk kemi asgjë që të bëjmë balancën e pushteteve. Për këtë arsye do ta mbroj median me çdo kosto. Mund ti kërkohet një pakt mirëkuptimi që të dhënat që shteti i nxori në Pazar, por kredo morale apo mundësi profesionale të thotë mos i publiko nuk ka. Sepse nisur nga vetja çdo organ drejtësie s’ka bërë asgjë për patronazhistët se doli krye patronazhisti tha janë virtyt i yni dhe vlerat e shqiptarizmit. Thanë me ata nderohemi. Mendoni këta që flasin për pastrimin e figurës, glorifikojnë spiunët e pallateve. Shumësia e patronazhistëve janë vënë nën kërcënim për të ndarë të dhënat. përdorja e një armate plejade administrate për të spiunuar është më keq se diktatura.

Karapanço: Kryeministri Rama tha se nuk akuzon por se është fakt kur thotë që sulmet vijnë nga Irani.

Duma: Shpresoj që sulmet kibernetike të mos vijnë nga Marsi ku ky do të çonte satelitë. Çështja është që sulmet mund të vinë nga kudo jemi vend i NATO e kemi detyrime e nevojë për të ristrukturuar elementët e sigurisë. Nuk mund të vjedhim me tendera fallco dhe të na sigurojë NATO sigurinë.

Shqiptari që jeton me 5 dollarë në ditë mbase nuk e kupton ç’ndodh me sulmet kibernetike. Nëse do të ndodhte në Greqi do të kishte rënë menjëherë qeveria do të kishin dhënë dorëheqjen.

Nuk i kanë ndërprerë punë në disa sisteme si masë. Kur të bie bomba thua po iki ta luftoj me trupa me mish. Që mos them që do gëlojë korrupsioni i vogël pasi pale ç’shënohet në ato letra bakalli. Shpresoj mos jetë një skenar tjetër pasi meqë nuk punon aleati të mos na hyjë dikush me pasaportat e arta të krimit të organizuar. E kemi kthyer Shqipërinë në një gropë të pastrimit të parave dhe nga ana tjetër ky thotë do të bëj amnisti fiskale që kush të dojë të pastrojë para këtu. Ka një kundërshti nga të gjithë partnerët strategjikë. Po marrin ekspertë për të zbuluar që është një operacion për pastrimin e parave.

Ai i bën thirrje parasë së zezë me Amnistisë fiskale, pensionistëve të Gjermanisë, punëtorëve nga Bangladeshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb