Pavarësisht se është vënë në shenjestër nga një pjesë e tifozëve në “Emirates Stadium”, Granit Xhaka do të ruajë shiritin e kapitenit të Arsenalit. Ka qenë vetë trajneri Unai Emeri ai që ka publikuar rezultatin e votimit të fshehtë që lojtarët e “topçinjve” kanë bërë për të zgjedhur kapitenin e tyre, teksa duket se janë të bindur se të vazhdojnë nën udhëheqjen e shqiptarit që luan për Zvicrën.

“Ai është rritur, ne jetojmë nën presion dhe mes kritikave, qoftë trajneri, qoftë lojtarët, qoftë klubi. Kam folur me të, është njeri i mirë, një profesionist i mirë, një lojtar i mirë. Ndonjëherë a bërë gabime, por e rëndësishme është të analizojmë dhe të mësojmë për të ndrequr gabime tona”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb