Milan thyen Parma 1-3 në transfertë një ndeshje e lehtë në letër por që u ndërlikua jo pak pas daljes me karton të kuq të Ibrës. Gjithçka nisi sipas parashikimeve, në minutën e 8-të Ante Rebic kaloi kuqezinjtë në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-të, Kessie dyfishojë shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, ekipi i Piolit duhet thjeshtë të menaxhonte ndeshjes por në minutën e 60-të disa fjalë më shumë në drejtim të arbitrit sollën kartonin e kuq për Zlatan Ibrahimovic. Gjashtë minuta më pas gjërat u ndërlikuan akoma më shumë teksa Gagliolo ngushtojë shifrat në 1-2. Për të hipotekuar këtë tre pikësh mendoi Leao në minutën e 94-ët duke sigluar shifrat përfundimtare në 1-3.

Titulli vijon të jetë një mision i pamundur për Milan me Inter që ndodhet tetë pikë larg por kuqezinjtë hedhin një tjetër hap të rëndësishëm për të siguruar prezencën në Champions League sezonin e ardhshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb