Ajo është një nga mbretëroret më elegante ku çdo paraqitje e saj bëhet temë diskutimi. Mbretëresha Letizia di të nxjerrë në pah çdo veshje që zgjedh dhe të njëjtën gjë bëri edhe në paraqitjen e saj të fundit në një event zyrtar në Spanjë.

Mbretëresha e Spanjës mori pjesë në një aktivitet për partneritetin e një organizate mediatike dhe një bamirësie spanjolle për të luftuar dhunën ndaj grave.

Ajo u fotografua duke mbërritur në Pallatin La Zarzuela me veshjen e saj të kuqe, e cila përfshinte pantallona të kuqe lëkurë dhe një pulovër të kuqe me detaje ari në mëngë. Diferencën në të gjithë pamjen e bënin takat e saj të larta, por edhe rripi i hollë që i vinte në pah belin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo nuk është hera e parë që e shohim Mbretëreshën e Spanjës të zgjedhë një pamje totale të kuqe, pasi në fillim të shkurtit, ajo u shfaq me një fustan të kuq kur ajo dhe bashkëshorti i saj Mbreti Felipe vizituan Angolën. Në këtë rast ajo kishte kombinuar një fund të kuq me një bluzë në të njëjtën nuancë dhe këpucë me taka të kuqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb