Lista e shpallur për Botërorin e Rusisë ka prodhuar shumë kritika për Joachim Low, trajnerin e Gjermanisë i cili së fundmi nuk i ka kursyer replikat me Sandro Wagner, futbollistin e Bayern-it.

Sulmuesi 30-vjeçar pasi mësoi se nuk do të ishte pjesë e ‘panzerave’ u fotografua teksa qante në stërvitje me Bayern-in. Kjo edhe me të drejtë pasi mosha me shumë mundësi nuk do t’i krijojë më mundësi për të qenë pjesë e ekipit kombëtar.

Por Wagner tani as që e mendon diçka të tillë pasi më vonë lajmëroi largimin nga Gjermania. Menjëherë erdhën edhe kritikat për Low, me trajnerin që nuk nguroi t’i përgjigjej:

“Mua fjalët e tij më duken kritika ndaj kolegëve të tij, të cilët luajnë gjithashtu futboll,” shprehet Low për Bild.

“Ai flet për disa lojtarë që kanë vite që luajnë aty, dhe mund të quhen liderët e ekipit sikur të ishin idiotët më të mëdhenj.”

Fjalë të rënda të Low ndaj Wagner, i cili është kundërpërgjigjur menjëherë: “E di që mënyra ime e të folurit, gjithmonë e hapur dhe direkte, nuk shkon me atë të stafit teknik.

“Djemve u uroj gjithë të mirat në Rusi dhe shpresoj të kthehen si kampionë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb