Një burrë nga Kina është ekzekutuar pasi vrasjes makabre të ish- bashkëshortes së tij, të cilës i vuri flakën gjatë një lidhjeje live në një platformë të ngjashme me TikTokun.

Gruaja e tij, e njohur me pseudonimin Lamu, ishte një personazh i famshëm në rrjetin social Doujin, versioni kinez i TikTok.

Qindra mijëra ndjekës të saj shikuan live pamjet ndërkohë që Sichuan luftonte për jetën e saj.

Ky rast ka vënë në qendër të vëmendjes çështjen e dhunës ndaj grave në Kinë, ndërkohë që sipas një studimi, ¼ e tyre përjeton dhunë në familje.

Si ndodhi ngjarja

Lamu, nënë e dy fëmijëve, fillimisht shkoi në polici për sjelljen e dhunshme të Tang Lu, bashkëshortit të saj, por aty iu tha se ishte një “çështje familjare” dhe se autoritetet nuk ndërhynë për më tepër.

Në qershor të vitit 2020, ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj, ndërkohë që vetëm 3 muaj më vonë ai e leu me benzinë në shtëpinë e babait të saj dhe i vuri flakën.

Lamu pësoi djegie në 90% të trupit dhe ndërroi jetë dy javë më vonë.

Rasti ngjalli zemërim në të gjithë vendin dhe nxiti debat për dhunën ndaj grave, ndërsa mijëra ndjekës dhe përdorues të rrjeteve sociale bënë thirrje për drejtësi, duke përdorur hashtage që më pas u censuruan.

Kur Tang Lu u dënua me vdekje, gjykata konstatoi se krimi i tij ishte “jashtëzakonisht mizor” dhe se “ndikimi social ishte shumë i keq”.

Krimi ndodhi në një zonë të largët rurale në provincën jugperëndimore Sichuan, shtëpia e një numri të madh tibetianësh etnikë.

Kina e kriminalizoi dhunën në familje në vitin 2016, por ajo mbetet e përhapur veçanërisht në zonat rurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb