Të gjithë e shohin tradhtinë si një arsye për divorcin dhe zgjidhjen e një marrëdhënieje. Sigurisht që mund të jetë, pasi besimi në marrëdhënie është i tronditur. Pas kësaj, nëse çifti dëshiron të qëndrojë bashkë, duhet të flasin shumë dhe të përpiqen, në mënyrë që lidhja të nisë në një bazë të re.

Megjithatë, një grua, e cila mësoi për tradhtinë e burrit të saj, nuk deshi t’i fliste qartë dhe as t’i jepte fund martesës së saj menjëherë. Në vend të kësaj, ajo vazhdoi të jetonte me burrin e saj, pavarësisht se ai e tradhtoi jo një herë, por pesë herë.

Ajo e shkroi historinë e saj në Reddit. Arsyeja e këtij vendimi të saj shkaktoi reagime mjaft pozitive.

“E lashë të më mashtronte ndërsa po krijonim zyrën në shtëpi dhe më pas e dëbova ”, shkroi fillimisht gruaja, duke treguar më vonë se kishte qenë me ish-burrin e saj për 16 vjet, e martuar për 14 dhe kishte një djalë dhe një vajzë.

Siç ka shkruar ajo, herën e parë që kuptoi se i shoqi e kishte tradhtuar, fajësoi veten sepse besonte se ai po përpiqej shumë për të gjetur punë, pasi në atë kohë ishte i papunë. Ajo pranon se duke qenë se burri i saj ishte dashuria e saj e parë, ajo e fali atë herën e parë dhe nuk foli më për këtë. Megjithatë, burri nuk u ndal.

Gruaja përshkroi rutinën e çiftit gjatë pandemisë, kur burri i saj u pushua nga puna dhe ajo ishte e vetmja mbajtëse e familjes.

“Kam punuar nga shtëpia, sa herë që na lejohej dhe kujdesesha për fëmijët, punët e shtëpisë dhe faturat.”

Megjithatë, ajo shpejt zbuloi se burri i saj po tradhtonte përsëri. “Një ditë pashë mesazhe në celularin e tij nga dikush. Ajo ishte një grua dhe ajo ishte e dashura e tij. Nuk bëra asgjë në atë kohë. Sapo i pashë mesazhet në celular më pas i harrova. U fokusova në punën time dhe u distancova prej tij – gjë që ishte e lehtë, pasi unë punoja dhe ai ishte ngjitur pas celularit.”

Gruaja zbuloi gjithashtu se i jepte para burrit të saj për të dalë me miqtë e tij dhe për të bërë pazar, pasi puna e saj po shkonte shumë mirë. Kur pas një bisede të zjarrtë, gruaja i kërkoi të shoqit të gjente një punë, ai mendoi një mënyrë për t’u afruar me të dashurën e tij, e cila jetonte në një qytet tjetër.

“Më tha se mori një punë në një kompani ndërtimi për një projekt në një vend tjetër që do të zgjaste 15 deri në 20 ditë. Për fat të mirë, puna që kisha nisur po shkonte mirë dhe puna në zyrën e shtëpisë ishte pothuajse e përfunduar. Unë kisha një numër të mirë klientësh dhe u ndjeva gati. Ndihesha mirë me veten time. Kështu, përgatita një darkë të bukur, dërgova fëmijët te gjyshet dhe i kërkova divorcin ”, ka shkruar gruaja, e cila nuk ka ngurruar të pranojë se burrin e saj e ka “përdorur” për të mirën e saj.

“Ju mund të pyesni veten pse prita kaq gjatë, por duhet ta pranoj se ai është një baba i mirë dhe ndërsa ishte gjithmonë në celular, ai më ndihmonte nëpër shtëpi ndërsa unë punoja. E kam përdorur dhe nuk ndihem fajtore”.

Ata që e kanë lexuar rrëfimin e kanë uruar për qëndrimin e saj, ndërsa e konsiderojnë model qetësie.

“Uau! Këtu është frymëzimi im për situata të ngjashme në të ardhmen. Shume mire ke bere urime”, ka shkruar njëri duke theksuar: “Jam shumë krenare për ty. Duhet shumë forcë për të qëndruar të ftohtë dhe të sjellshëm kur jeni të thyer emocionalisht. Ju e mbajtët veten prapa, gjetët momentin e duhur dhe e zbatuat planin në mënyrë perfekte”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb