KAVAJË

Zbardhen të tjera detaje të rënda nga krimi horror që tronditi këtë mesditë Kavajën dhe mbarë vendin. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se 48-vjeçari Bilbil Shirja ka qenë përdorues alkooli dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij 45 vjeçe, Fëllënxa Shirja, prej dy muajsh.

Siç mëson gazetarja Haxhiaj nga vendngjarja, gruaja jetonte te prindërit e saj pas ndarjes, por ditën e sotme 48-vjeçari ka shkuar dhe e ka marrë gruan kundër dëshirës së saj.

Mësohet se Bilbil Shirja e ka lidhur gruan në makinë dhe pasi kanë ecur reth 10 kilometra, në pyllin e fshatit, i ka vënë flakën, duke e djegur të gjallë, dhe më pas është varur në një pemë.

Shkak i krimit tronditës mësohet se ka qenë xhelozia, pasi burri mendonte se 45-vjeçarja e tradhtonte. Ata ishin prindër të dy fëmijëve, 21 dhe 18 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb