Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa ka nisur një lidhje të re me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid i cili është gjithashtu model si të motrat.

Dua dhe Anwar konfirmuan lidhjen e tyre duke dalë për herë të parë bashkë në publik në festivalin “British Summer Time”, ku u fotografuan të përqafuar të dielën. Mirëpo edhe pse ka nisur një lidhje të re dhe duket e lumtur në krahët e Anwarit, Dua duket se nuk e ka harruar ish të dashurin.

Mediat po shkruajnë për faktin se Dua vazhdon të mbajë në Instagram fotot me Isaac-un. Edhe ky i fundit nuk i ka fshirë fotot. Kujtojmë se Dua dhe Isaac para disa viteve u ndanë dhe u bashkuan sërish. Na mbetet të shohim nëse një ribashkim do ndodhë përsëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: