Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje nga Elbasani Edi Ramës që të zbatojë planin e PD me 5 pika për të përballuar pasojat e pandemisë.

Madje Basha tha se e lut kryeministrit dhe qeverinë ta zbatojë jo për qejfin e opozitës, apo për inatin e tyre, por për të ndihmuar 1 milionë shqiptarë.

Sipas Bashës, batutat pa kripë të Ramës as nuk hahen, as nuk pihen por kryeministri duhet të lërë broçkullat.

Në këndvështrimin e Bashës nga Elbasani, njerëzit s’kanë të blenë bukë teksa konsumi ka rënë 50/50. Ai theksoi se plani i PD duhet të zbatohet një orë e më parë pasi pikërisht 5 pikat janë hartuar që qeveria t’i zbatojë.

”U futëm në biznese të ndryshme, dhe ishim në një nga rrugë kryesore të Elbasanit. Ka rënë gjysmë për gjysmë konsumi, njerëzit s’kanë të blenë bukë. S’kanë lekë. Isha në farmaci, dhe më thanë që më kërkojnë 1 kokërr paracetamol. Hapet kutia dhe jepet një pjesë, pra një tabak i ilaçeve.

Lista në farmaci vijon të rritet. E njëjta gjë në Durrës. Konsumi ka rënë pikiatë. Xhepat e njerëzve janë bosh. Është i vetmi vend që jo s’pati paketë të tretë e të katërt, por edhe paketat e para ishin gjysmake.

100 mijë njerëz të papunë Kush mendon për ta? Çfarë përgjigje ka Rama? Nga mëngjesi deri në darkë bën batuta pa kripë, po ato as nuk hahen as nuk pihen.

S’kam ardhur për Kodin Zgjedhor, por për jetën e përditshme të banorëve.

Plani me 5 pika është zgjidhje për 6 muaj. Njerëzit nuk presin dot. Ne e kemi programin pas 25 prillit, por njerëzit duan të dinë sot çdo bëhet. S’kanë njerëzit të hanë bukë.

Mijëra mjekë dhe infermierë janë të dorëzuar para kushteve të punës.

Plani me 5 pikën ta marri, e lus nga Elbasani. T’i lërë broçkullat dhe gër vërret, po merre. Si mund t’i thuash njerëzve prit 25 prillin, dhe po votove për mua të shohim çdo bëjmë. Do ketë kohë t’i marrë përgjegjësitë.

Po flasim për 6 muaj, kur njerëzit janë në pikë të hallit. Planin e kemi bërë për qeverinë, që ta zbatojë. Është i zbatueshëm. Mund të mos japin mrekulli, por një lehtësi do e bëjë.

Kam vetëm një kërkesë, të nisë ky plan të zbatohet një orë e më parë. As për qejfin tim, apo për inatin e Edi  Ramës.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb