Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shpërndarë një urim me rastin e 1 Majin, Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balla zgjidhi të uronte me një shprehje të Nënë Terezës, e cila thoshte se “e magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por se ne jemi të gëzuar kur punojmë”. Ai ka shpërndarë edhe foto nga vitia në një fabrikë fasonerie në Patos.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Punës!
Nënë Tereza me të drejtë thoshte se “e magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por se ne jemi të gëzuar kur punojmë”.
Mirënjohje çdo punonjësi në çdo sektor, qoftë në publik apo në privat, falë punës dhe dedikimit të së cilëve, ofrohet çdo shërbim, prodhohet dhe funksionon ekonomi”, shkroi ai.


(BalkanWeb)