Familjarët e një 18-vjeçareje në Itali janë duke u hetuar për vrasjen e saj, pasi e reja, prej ditësh rezulton e zhdukur.

Policia thotë se familja e vajzës së quajtur Saman Abbas, dëshironte që ajo të shkonte në Pakistan, pasi atje e kishin gjetur një djalë për t’u martuar. Autoritetet thonë se një kushëri i saj është arrestuar në Francë, xhaxhai i vajzës dhe një kushëri tjetër rezultojnë të zhdukur, ndërsa prindërit e saj, kanë udhëtuar në Pakistan.

Prokurorët janë të bindur, që vajza është vrarë prej tyre, por deri më tani, nuk kanë gjetur asnjë provë që e vërteton atë, madje as trupin e vajzës.

Babai i vajzës, i pyetur nga gazetarët italianë, ka thënë që ajo mund të jetë zhdukur në Belgjikë.

Por një detaj i bërë publik së fundmi, ka ‘fundosur’ pretendimet e familjeve. Në një video të fiksuar nga kamera e sigurisë, shihet familjarë të vajzës me lopata, e duke ecur mes një turme me një çantë blu. Hetimet janë ende duke vijuar, e pritet që shpejt të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes së rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb