POGRADEC- Krimi i rëndë ka tronditur Pogradecin mëngjesin e sotëm, ku një 49-vjeccar masakroi me thikë e sqepar bashkëshorten e tij.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raportoi për “BalkanWeb” se bashkëshortët Bashkim dhe Demirke Mekolli jetonin vetëm në banesën e tyre në fshatin Blacë, ndërsa ishin prindër të një djali 16-vjeccar që jetonte në Itali.

Dyshohet se ka qenë një grindje e çastit që ka nxitur krimin e rëndë, ndërsa çifti ishte vetëm në banesë. Pasi e ka qëlluar dhjetëra herë për vdekje me sqepar e thikë, burri vrasës ka dalë nga banesa duke e lënë trupin e pajetë të gruas brenda.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar më pas policinë që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar më pas 49-vjeçarin, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: