Në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24 analisti Artur Zheji, u shpreh se sot hajdutët i kemi me kollare dhe se vijnë në pushtet për të vjedhur dhe e mbajnë peng pushtetin duke vjedhur.

Gjatë bisedës në studio, Zheji u shpreh më të rrezikshëm për shoqërinë sot janë hajdutët me kollare, duke shtuar se ndryshe nga ata që i shohim , këta me kollare janë shumë herë me vrasës për shkak se vrasjet e tyre kanë ngjyra.

“Kam një distancim nga Lubonja, jo për të bërë avokatinë, por ata vijnë nga skamja. Kanë një raport urrejtje për shoqërinë sepse i ka lënë të poshtëruar. Kam parë baballarët që qajnë sepse nuk kanë me çfarë t’i ushqejnë. Pra ka një moment revolte të kësaj shtrese të shoqërisë. Pra janë të gjithë këta kontingjente që shoqëria i ka abortuar.

Unë shoh që hajdutët me kollare vijnë në pushtet për të vjedhur dhe e mbajnë pushtetin duke vjedhur. Janë po këta hajdutë me kostum që nesër të shpallin luftë. Ato me raketa që vrasin me qindra mijëra janë dëme të mëdha. Po ashtu, këta me kollare janë shumë herë më vrasës se ai që e shohim me pistoletë në dorë, sepse vrasjet e tyre kanë ngjyra, paguajnë që të blesh një gjë që vret. Ndaj më shqetëson SPAK, se duhet të ndërhyjë menjëherë. Këta të rrugës janë skllevër që kanë shitur shpirtin që vrasin. Nëse në Shqipëri krimi ka shtetin e vet atëherë jemi në fund”, tha Zheji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: