SHBA

Jessica Biel dhe Justin Timberlake janë bërë prindër për herë të dytë bënë me dije e përditshmja britanike, DailyMail. Aktorja 38-vjeçare solli në jetë një tjetër djalë në fillim të javës dhe të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nëna e Jessica Kimberly, Conroe Biel, 65 vjeç, raportohet se ka kaluar pjesën më të madhe të javës së kaluar nën shoqërinë e vajzës dhe të porsalindurit, sipas “DailyMail.com”.

Dukej që bukuroshja Hollivudiane e mbajti sekret shtatëzënësinë për nëntë muaj. Ata u panë për herë të fundit në publik më 25 Mars. Kujtojmë që aktorja Jessica Biel dhe Justin Timberlake, 39 vjeç kanë edhe një djalë Silas, 5 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
SHBA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb