Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya është në pritje të ëmbël. Mësohet se këngëtarja e dashur për publikun shqiptar është në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa ajo ia ka dalë të mbajë për muaj me radhë sekretin.

Ky fakt u bë i ditur nga prezantuesja e “Inlife”, Megi Bilo, i cili pohoi se Maya është shtatzënë dhe se pret djalë. Kujtojmë se Maya është e martuar prej disa vitesh me Benin, i cili është me profesion arkitekt.

Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të urojmë çiftin për bebin që pritet të vijë së shpejti në jetë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb