TIRANE

Dy ditë më parë Linda Halimi solli në jetë vajzën e saj, tw cilwn e pagwzoi me emrin, Kaimana. Këngëtarja shqiptare e mbajti sekret shtatzëninë deri në momentin e lindjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pasi ndau me të gjithë lajmin e gëzueshëm, shumë njerëz ishin kuriozë të dinin përse e mbajti aq të fshehtë periudhën më të bukur të jetës. Siç duket ky ka qenë një vendim i mirëmenduar nga ana e Lindës dhe ja arriti qëllimit të saj deri në fund. Në profilin e saj në

‘Facebook’ këngëtarja ka treguar se donte që ta mbronte vogëlushen e saj nga bota dhe ta shijonte këtë fazë vetëm me njerëzit më të afërt.

“Unë nuk e fsheha atë nga bota, largova botën nga ajo. Të gjithë kanë opinionet e tyre, por kur vjen puna tek bekimet e Zotit, nuk ka rëndësi opinioni i askujt. E gjithë familja dhe rrethi im miqësor e dinin dhe u jam mirënjohëse që respektuan privatësinë time dhe nuk thanë asnjë fjalë. Kështu që e ndjeva në zemër ta mbaja të gjithën përbrenda dhe thjesht të numëroja bekimet e mia. Jo të gjithë do të festojnë për ty, pa pasur rëndësi sesa shumë luftojnë për t’ju bërë përshtypje! Dhe po, jam duke jetuar kohën më të bukur të jetës sime me të në krahët e mi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb