Një dashuri e re për Diletta Leotta. Gazetarja bukuroshe sportive e Dazn ka nisur një lidhje me portierin e Neëcastle. Sipas raportimeve nga revista “Gente”, Leotta dhe Loris Karius po shoqërohen me njëri-tjetrin.
Të dy prej disa javësh e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe përflitet se Leotta po bën një kurs intensiv të gjuhës angleze, një dëshmi më shumë se ajo, përveç të tjerave, kërkon një komunikim sa më të mirë me portierin gjerman.
Karius ishte protagonisti negativ i finales së Champions League katër vite më parë, në Kiev, në të cilën Liverpool i tij u mund 3-1 nga Real Madrid. Të paharrueshme dy gafat e tij që lejuan ekipin spanjoll të ngrinte lart trofeun. Leotta, ndryshe nga herët e tjera, nuk i ka mohuar ato që janë raportuar nga revista italiane.
(BalkanWeb)