Një e mbijetuar e Aushvicit ka pushtuar rrjetet sociale me festën e veçantë të ditëlindjes së saj. Shoshana Ovitz, i ka mbijetuar Aushvicit dhe këto ditë ka festuar 104-vjetorin e lindjes te Muri i Lotëve në Jerusalem, e shoqëruar nga 400 anëtarë të familjes.

Ajo ka kërkuar për ditëlindje që të mblidhen te Muri i Lotëve të gjithë fëmijët e saj, nipat, mbesat dhe stërnipat. “Kanë ardhur pothuajse të gjithë”, ka njoftuar në Twitter ambasada izraelite në Berlin.

Shoshana 1
Shoshana 1

Duke kërkuar familjarët e mbijetuar pas Luftës së Dytë Botërore, Ovitz është njohur me burrin e saj të ardhshëm, i cili në Holokaust kishte humbur gruan dhe katër fëmijët.
Disa vite më vonë u martuan e sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në Austri, e më vonë u vendosën në Izrael në qytetin Haifi, ku sollën në jetë edhe katër fëmijë.

“Në festë e ditëlindjes së saj e kemi kuptuar se sa e rëndësishme është ajo. Të gjithë kemi filluar të qajmë”, ka deklaruar Panini Fridman, stërmbesa e saj që jeton në Belgjikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb