Policia e Memaliajt ka vendosur në pranga një shtetasin Arif Malka, i akuzuar për kultivim droge.

Në bazë të informacioneve të siguruara, policia nisi kontrollet në fshatin Izvor, ku në bahçen e banesës së Malkajt, ka gjetur bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Memaliaj.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi ky shtetas në bahçen e banesës ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: