Rrëqethëse janë detajet që dalin në dritë në lidhje me krimin në Glyka Nera dhe mënyrën se si piloti veproi për të vrarë gruan e tij, Caroline. Sipas raportit mjeko-ligjor, “për rreth gjashtë minuta vajza 20-vjeçare luftoi për të jetuar”, siç dëshmohet nga ora inteligjente, që regjistroi pulsin e vajzës fatkeqe atë natë fatale.

“Caroline ishte në gjumë kur piloti 33-vjeçar e mbyti atë, sipas rrahjeve të saj të zemrës të regjistruara nga ora inteligjente. Vdekja e saj ishte tragjike dhe nuk ndodhi menjëherë”,, thuhet në raportin mjeko-ligjor të publikuar sot nga mediet greke, raporton “BalkanWeb”.

Raporti mjekësor dëshmon se nga impulset e regjistruara në orën inteligjente, nga 1:41 në 3:51 më 11 maj 2021, Caroline duket se ka qenë në gjumë. Në 4:05 pulsi rritet me rreth 50 për 100, ku sipas ekzaminuesit mjekësor, procesi i mekanizmit të vdekjes duket se ka ndodhur nga 4:05 në 4:11. Në orën 4:11 është regjistrimi i fundit i orës inteligjente, një fakt që tregon se atëherë ndodhi vdekja. Nga nekopsia dhe autopsia, ekzaminuesi mjekësor arrin në përfundimin se procesi i vdekjes zgjati në të vërtetë disa minuta, që do të thotë se vdekja nuk ishte e menjëhershme.

Eksperti mjekoligjor, që ka bërë analizën, është shprehur se “menjëherë sapo pashë orën në dorën e viktimës, e dija se ajo regjistron të gjithë parametrat jetësorë, përfshirë këtu aktivitetin kardiak. U kërkova që ta hiqnin orën nga dora dhe ta dërgonim në laborator për ekzaminim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb