TIRANË

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, kryeministri Rama iu përgjigj interesit të medias, edhe lidhur me tensionin e pak ditëve më parë, në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku banorët kundërshtuan shembjen e banesave të tyre.

“Ato janë e do të jenë pamje të përsëritura sa herë në emër të mbrojtjs individuale do të shkelet e drejta e përbashkët, do të shkelet ligji. Unë di që të gjithë banorëve iu është dhënë qartësisht drejtim dhe qartësisht të gjitha banorët kanë mundësi të përfitojnë.

Asnjë banor nuk hidhet në rrugë, por zhvillimi i këtij vendi dhe e mira e përbashkët nuk merret peng nga askush. Kështu që sa herë do të ketë banorë që do të bëjnë këtë, aq herë do të shkojnë në polici që do bëjë detyrën e vet. dhe nuk është dhunë por është ushtrimi i forcës së ligjit, për të gjitha ata që i dalin përpara shtetit, njerëzve me forcë. Kaq e thjeshtë është kjo.

“Opioni i të gjithë banorëve është dëgjuar me dhjetëra herë, dhe ajo që duhet t’ju interesojë juve është të verifikoni, këtë që po them. A janë këta banorë të hedhur në rrugë të madhe, apo janë këta banorë, secili me një mundësi tjetër sic i takon. Dhe unë ju them është kjo e dyta. Ne do ndërtojmë të gjitha apartamentet për të pastrehët do të bëjmë një program kombëtar strehimi shumë më të madh që shkon shumë më tej tërmetit. Do u japim të gjithëve atë që ju takon po askush, nuk mund t’i imponohet një komuniteti, sepse bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme, dhe pavarësisht kësaj atyre i është ofruar kompensim. Në demokraci të gjithë kanë të drejtën për t’u dëgjuar, por nëse dëgjohen të gjithë atëherë nuk ka kurrë asnjë vendim.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: