KAVAJË- Një vajzë e mitur ka denoncuar në polici abuzimin seksual nga i fejuari i saj. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Kavajë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka qenë vajza ajo që ka denoncuar faktin se është përdhunuar nga shtetasi me inicialet D.S., banues në Peqin. Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

NJOFTIMI I POLICISË
“Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.S., banues në Peqin, pasi dyshohet se, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me të fejuarën”, njofton zyrtarisht Policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb