Pas denoncimit të një vajze të mitur se ishte abuzuar seksualisht nga një 25-vjeçare, policia ka shoqëruar këtë të fundit. Ngjarja u regjistrua në Vorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 25-vjeçarja me inicialet A.Sh., ishte shpallur në kërkim.

Mbrëmjen e djeshme ajo u shoqërua në komisariatin e Vorës ku mohoi akuzat. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se policia bëri një ballafaqim të të dyshuarës me nënën e të miturës, e cila tha se e shoqëruara nuk ishte personi që kishte abuzuar me vajzën. Uniformat blu dyshojnë se 25-vjeçarja ka dijeni për ngjarjen dhe po punon për sqarimin e saj dhe identifikimin e përgjegjësve.
E mitura ka denoncuar në polici se vajza 25-vjeçare ka abuzuar seksualisht me të dhe më tej e ka detyruar të dhunojë veten.

Kallëzimi është bërë nga vetë vajza, e cila në prani të psikologes dhe prindërit, ka treguar se 2 muaj më parë, 25-vjeçarja e ka ftuar në shtëpinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.
Pas këtij raporti, e mitura thuhet se është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike e dyshohet se është detyruar nga 25-vjeçarja të dhunojë veten.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: