Një e mitur nga Gjilani, ka gjetur ditën e djeshme një kuletë, brenda së cilave gjendeshin para.

Ajo ia ka dorëzuar babait të saj, shtetasit A. N., duke i kërkuar që ta dorëzonte në polici. Lajmi është bërë i ditur nga vetë uniformat blu, të cilat thanë:

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan ka falënderuar vajzën e mitur dhe babain e saj për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb