BERAT

Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në një banesë në lagjen “30 vjetori” të qytetit të Beratit. Një e moshuar 76-vjeçare, e cila jetonte e vetme ka harruar bombolën e gatimit ndezur dhe e ka zënë gjumi. Njoftimin në Repartin e Zjarrfikësve të Beratit e kanë bërë komshinjtë, që kanë ndjerë fillimisht erën e rëndë të gazit e më pas shpërthimin.

Zjarrfikësit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes por për shkak të ndërtimeve të shumta përreth pallatit hyrja me mjete ka qenë e vështirë.
Ata kanë shpërthyer derën kryesore të banesës dhe kanë shuar flakët, duke vënë situatën nën kontroll për të mos u përhapur zjarri në katet e tjera të pallatit.

Mësohet se e moshuara 76 vjeçe që jetonte e vetme në banesë pasi fëmijët i ka në emigrim nuk ka pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta policie, që raportojnë nga vendngjarja se nga ky shpërthim ka pasur vetëm dëme materiale në banesën e të moshuarës dhe asnjë të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: