VLORE

Banesa e 72-vjeçares që humbi jetën nga koronovirusi mbrëmjen e kaluarqëndron e mbyllur dhe asnjë nuk duket në të. Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb’ se i vetmi që qëndron brenda banesës i ngujuar është bashkëshorti i të moshuarës i cili ditën e sotme pritet që të japë mostrat për herë të dytë nëse rezulton apo jo me koronavirus pasi e para rezultoi negative.

E moshuara ishte bashkëshortja e dytë e 75-vjeçarit ndërsa pak ditë më parë ata ishin kthyer nga Milano ku jeton djali i të moshuarit. Gruaja pritet të varroset në një fshat të Fierit, pas kërkesës së të afërmve të saj për ta varrosur atje.

Përsa i përket bashkëshortit të saj i cili qëndron në karantinë, nuk ka paraqitur probleme shëndetësore deri tani ndërsa e moshuara është dërguar në gjendje të rëndë në urgjencën e Vlorës fillimisht dhe më pas në atë të Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: