SARANDË

Një grua e moshuar ka mbërritur në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 18:50, u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës shtetasja M.F., 66 vjeçe, banuese në fshatin Ninat, bashkia Konispol, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet sa ka pirë fostoksinë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb