Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me rastin e 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi, e cila rezulton se ka një pasuri prej 30 milion eurosh lidhur me aferat e inceneratorëve, por në realitet e moshuara jeton në azil.

Me anë të një postimi në Facebook, Xhixho u shpreh se rasti i të moshuarës është vetëm një nga rastet që zbulon përmasat e megaaferës së inceneratorëve.

90-vjeçarja sipas saj është përdorur nga persona të lidhur me pushtetin për të përfituar nga paratë e buxhetit të shtetit.

Postimi i plotë:

Rrëfimi i kësaj gruaje 90-vjeçare është vetëm një prej elementëve që zbulon përmasat e megaaferës së inceneratorëve.

Pasi ka jetuar me qira për 20 vite, përfundon në azil se tërmeti i shemb shtëpinë dhe krejt papritur mëson se ka një biznes me vlerë 30 milionë dollarë.

Ajo është vetëm mjeti i përdorur nga njerëz të lidhur me pushtetin për të gllabëruar para nga buxheti i shtetit.

Qeveria e Inceneratorëve është një grup i strukturuar kriminal që ka vjedhur paratë e vendit më të varfër në Europë dhe të njerëzve që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt dhe me profesionalizëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kulturës së pandëshkueshmërisë në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb