Kjo është Maqe Lubonja, 84 vjecarja e cila jeton prej 15 vitesh e vetme dhe në kushte të mjerueshme, në një nga lagjet e vjetra të qytetit të Korcës.
Mosha e thyer dhe vdekja e bashkëshortit ja ka bërë jetesën më të vështirë të moshuarës, e cila nuk pati mundësi kurrë ti gëzohet një fëmije.

Tërmeti i 1 Qershorit i dy viteve më parë thelloi mjerimin e saj duke i shkatërruar edhe shtëpinë e amortizuar nga vitet.
Gjurmët e pasojave të lëvizjeve sizmike ekzistojnë dhe sot në banesën e saj modeste e në kushte të tilla 84 vjecarja është e detyruar të bashkëjetojë me frikën, në ambjentet e kësaj shtëpie.
Me të ardhurat e pensionit të pleqërisë 84 vjecarja, Maqe Lubonja nuk arrin dot të sigurojë as ushqimin bazë ndërkohë që janë fqinjët e saj që i janë gjendur pranë në ditët më të vështira. E moshuara mes lotësh kërkon ndihmë për riparimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb