Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar qeverinë Rama se ligjin e zbaton vetëm për të dobëtin, ndërsa Maliqin për oligarkët.

Në një reagim në ‘Facebook’ Blushi ka sjellë në vëmendje historinë e një 82-vjeçareje nga Narta e Vlorës, që vijon seancat gjyqësore për një ndërtim pa leje, pasi po ndërtonte një kotec pulash.

REAGIMI
Ligjin për më të dobtit, maliqin për oligarkët!
Në të njëjtën kohë që kujdeset personalisht për të ligjëruar katet pa leje të kullave në zemër të Tiranës, Kryeministri Edi Rama vazhdon të tregojë pa mëshirë forcën e ndëshkueshmërisë ndaj më të dobtëve në fshatrat e Shqipërisë.
Pas të moshuarës 82-vjeçare nga Narta e Vlorës, që u shoqërua me forcë në polici dhe sot endet gjykatave për një kotec pa leje, sot një tjetër rast revoltues vjen nga Kryekuq i Divjakës ku një çift të moshuarish janë gjobitur me 22.4 milionë lekë pasi rikonstruktuan banesën e dëmtuar nga tërmeti.
Ky është standardi i dyfishtë i Edi Ramës që sheh kotece e mure në fshatra dhe mbyll sytë për katet “ekstra” në Tiranë. #KRIM

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb