E moshuara që humbi jetën teksa transportohej për në spitalin Rajonal Dibër një ditë më parë, mësohet se është nëna e ish-deputetit të PD Sali Shehu, i cili iu bashkua Partisë Fryma e Re Demokratike e krijuar nga ish-presidenti Bamir Topi.

Burime bëjnë me dije se e moshuara F.Shehu kishte pësuar paralizë dhe u nis të transportohej për në spital. Rruga e bllokuar nga bora në fshatin Limjan, vonoi transportimin në kohë të të moshuarës, me gjithë ndihmën e dhënë nga të rinj të Limjanit, humbi jetën pasditen e së dielës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb