Mediat më të rëndësishme botërore kanë përcjellë lajmin e kobshëm se një grua e moshuar 75-vjeçare ka therur për vdekje një djalë 7 vjeç shqiptar në Basel të Zvicrës. “The Guardian” shkruan se djaloshi u godit me thikë teksa po kthehej në shtëpi, shumë pranë shkollës së tij.

Fëmija u sulmua duke ecur vetëm në qytetin veriperëndimor të Bazelit. Mësuesi i djaloshit me origjinë nga Kosova e gjeti të miturit të shtrirë në tokë dhe kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur gjallë, 7-vjeçari nuk mbijetoi dot. Gruaja e moshuar ka pranuar krimin dhe u arrestua. Forcat policore të Baselit tha se hetimet për rastin vazhdojnë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si ndodhi ngjarja? Sipas hetuesve, djali po largohej nga shkolla në orën lokale 12:45 minuta në St Galler-Ring. Djali u plagos rëndë nga e moshuara me anë të një thike dhe u shtri në trotuar. Ai u gjet i vdekur nga mësuesi, që pak më vonë kaloi pak më tutje me biçikletë.

Edhe BBC shkruan për ngjarjen e rëndë në Zvicër, ku mbeti i vdekur një djalë 7 vjeç, sikundër edhe media të tjera të rëndësishme globale dhe europiane.

(D.XH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb